Flash News

KRYESORE

Kush kopjon kë? Vajzat shqiptare që ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën pas ndërhyrjeve estetike

Imazhi është shumë i rëndësishëm, sidomos për vajzat e ekranit dhe ato që ‘shesin’ stilin në rrjete sociale. Nëse më përpara eleganca dhe finesa ishin kriter “kalues” për një femër që dilte në televizion, bëhej aktore apo këngëtare, sot ka ndryshuar. Çdo ditë e më shumë shihet një prirje drejt “botox-izimit” dhe fryrjeve të panevojshme të pjesëve të trupit.

Ky trend është shumë i përhapur shumë edhe në Shqipëri, ku vajzat me famë, kanë bërë disa korrigjime në fytyrë dhe në trup. Ajo që vërehet është ngjashmëria mes tyre.

Ne kemi vënë përballë njëra-tjetrës disa nga femrat shqiptare që ngjajnë shumë me njëra-tjetrën. Secila e famshme në fushën e saj, ja si sa kanë ndryshuar ato:

Elvana Gjata VS Lori Hoxha

Elvana Gjata është një nga këngëtaret  e rralla e cila më shumë se asnjë ka rezistuar për një periudhë të gjatë kohe pa bërë asnjë ndërhyrje. Madje mund të quhet “flokë-virgjëra” e muzikës shqiptare pasi ajo as me flokët nuk kishte guxuar deri para disa vitesh. Por me ndryshimin e flokëve Elvana gradualisht filloi të ndryshojë nga pak dhe në fytyrë. Megjithëse ndërhyrjet e saj janë shumë të rregullta dhe të kujdesshme, ajo asnjëherë nuk e  ka pranuar këtë fakt.

Por kush ngjan më shumë me  Elvanën nga vajzat e showbiz-it?

Lori Hoxha.

Lori është trashëgimtarja e Top Channel, blogere dhe në hapat e pare për t`u bërë producente. Lori ka ndryshuar shumë që nga ekspozimi i saj i pare për publikun shqiptar. Ajo që vërehet është se Lori me Elvanën ngjajnë shumë. Për më tepër vajzat janë dhe mikesha shumë të mira. Nuk dihet nëse kopjojnë njëra-tjetrën apo kanë të njëjtin kirurg. Lori e ka pranuar se ka bërë disa ndërhyrje dhe është shprehur se do të bëje sa herë të ketë dëshirë.

Luana Vjollca VS Besa Kokëdhima

Nëse dikush ka ndryshuar rrënjësisht ata janë Luana Vjollca dhe Besa Kokëdhima. Njëra moderatore dhe tjetra këngëtare, të dyja janë shumë të pëlqyera nga publiku shqiptar. Luana është një ndër moderatoret më seksi të ekraneve shqiptare dhe Besa është një ndër këngëtaret më të talentuara. Ata të dyja ngjajnë shumë por asnjëherë nuk e kanë pranuar se kanë bërë ndërhyrje në trupin e tyre. E sidomos Luana e cila e mohon kategorikisht.

Epo, kush ka sy sheh.

Soni Malaj VS Suada Sherifi

Këngëtarja Soni Malaj dhe ish-misi Suada Sherifi ngjajnë shumë me njëra-tjetrën, aq sa ndonjëherë mund të ngatërrohen përmes fotove. Dallimi i vetëm është se Suada është më afër natyrales pasi Soni ka bërë disa ndërhyrje të vogla, të cilat as kjo nuk i ka pranuar ndonjëherë. Por nëse do i shihnim bashkë  e sigurte që do i ngatërronim./Politiko.al/

Të fundit