Flash News

KRYESORE

Kush po i jep mbështetje të arrestuarve të kokainës? Donaldo Lushaj merr të njëjtin avokat të shtrenjtë si Saimir Tahiri

Kush po i jep mbështetje të arrestuarve të kokainës? Donaldo

Seanca e sotme gjyqësore ndaj Donaldo Lushajt dhe Armando Pezakut ka bërë publike edhe një detaj për t’u marrë në konsideratë. Lushaj, që konsiderohet menaxher i kompanisë “Arbri Garden”, ku u sekuestruan 613 kg kokainë, ka marrë avokat mbrojtës Maks Haxhian, i cili ka folur shkurtimisht për mediat pas përfundimit të seancës.

Maks Haxhia është një prej avokatëve më të suksesshëm në Shqipëri dhe për rrjedhojë, ndër më të shtrenjtët në treg. Ai ka marrë së fundmi në dorë edhe çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili dyshohet për mbështetje të grupeve ndërkombëtare të kanabisit.

Ashtu siç vetë Haxhia deklaroi sot përpara kamerave, Donald Lushaj pretendohet se është një punëtor që paguhet me 250 mijë lekë të vjetra, çka tregon se niveli i tij ekonomik e bën të pamundur marrjen e një avokati që kërkon shuma të mëdha për çështje si kjo e kokainës.

Nëse vërtet Lushaj është paguar me 250 mijë lekë rrogë nga kompania, lindin dyshime se mbrojtja e tij po sponsorizohet të paktën financiarisht nga dikush tjetër, më i fuqishëm.

Deputeti i PS konfirmon rrëzimin e institucioneve të shtetit: Nëse kokaina në Maminas do kishte mbështetje politike, do kishte kaluar

Si lulëzoi tregtimi i lëkurës nga Kolumbia në Shqipëri, kreu i Shoqatës së Eksportuesve: Kanë hyrë ‘biznesmenët e kanabisit’, ja për çfarë e përdorin

Të fundit