Flash News

KRYESORE

“Kush prish zgjedhjet, s'ka viza”/ Si reagon Rama kur pyetet nëse ka marrë mbështetjen e BE-së

“Kush prish zgjedhjet, s'ka viza”/ Si reagon Rama kur pyetet

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët për më shumë detaje lidhur me deklaratën e tij të pak ditëve më parë se ‘kush prish zgjedhjet e 30 qershorit nuk i hiqet e drejta për vizë në BE dhe SHBA’.

I pranishëm në konferencën për shtyp pas ceremonisë së nisjes së operacionit të misionit FRONTEX në Shqipëri, Rama u pyet nga gazetarët nëse ka marrë mbështetjen e vendeve të BE lidhur me këtë deklaratë.

Por, kryeministri nuk preferoi të përgjigjej, duke u justifikuar se në këtë dalje është i gatshëm të flasë vetëm për temën e FRONTEX dhe jo çështje të tjera.

“Këtu jemi për t’ju përgjigjur pyetjeve lidhur me nisjen e operacionit të misionit FRONTEX në Shqipëri. Sa i përket temave të tjera, kush do ta kërkojë atë përgjigje do ta marrë kur ta meritojë”, u shpreh Rama, ndonëse në konferencë.

Të fundit