Flash News

KRYESORE

“Kush s'e voton, përjashtohet”, njihuni me socialistët që nuk ngritën kartonin jeshil për anti-KÇK dhe injoruan ultimatumin e Ramës

Mes kontestimesh dhe kritikash, dje Kuvendi miratoi me 89 vota pro, 3 abstenim dhe 17 kundër, paketën Anti-KÇK “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

Megjithatë, ra në sy se kjo paketë nuk është votuar 100% nga të gjithë deputetët e PS, pavarësisht ultimatumit të kryeministrit Rama në 25 dhjetor me socialistët kur prezantoi paketën anti –Kap ça t’kapësh’ se kush nuk e voton do të përjashtohet.

Politiko.al siguron listën e plotë të deputetëve që votuan ose jo këtë paketë dhe qartësisht shihet se sa i takon përfaqësuesve socialistë nuk kanë qenë të pranishëm për ta votuar ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish zv.kryeministrja Senida Mesi dhe ish ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Unë kërkoj mbështetjen pa kushte të gjithë grupit parlamentar për ligjin special dhe paketën kundër KÇK pa kushte. Kush nuk e voton këtë paketë është i përjashtuar nga grupi parlamentar i PS”, deklaroi kryeministri tre muaj më parë.

Në kushte të tilla, mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i Ramës lidhur me pozicionimin dhe rrethanat e deputetëve të PS që nuk votuan pro paketës, pasi nga lista e votimit rezultojnë se nuk kanë qenë të pranishëm në seancë gjatë votimit.

Kjo paketë e cila tashmë kthyer në ligj, u miratua më 31 janar në mbledhjen e Qeverisë dhe do të qëndrojë në fuqi për një vit (31 dhjetor 2020) duke i dhënë të drejta shtesë policisë së shtetit në goditjen e botës së krimit të organizuar.

Në ‘shënjestër’ të kësaj pakete sipas Qeverisë janë pasuritë e personave të dënuar ose ata që janë nën hetim, të vënë përmes të ardhurave kriminale dhe jo të ligjshme, për krimet më të rënda.

Të fundit