Flash News

KRYESORE

Kush u vesh më bukur në tapetin e kuq të "American Music Awards 2019”

Mbrëmë është mbajtur eventi i rëndësishëm i muzikës "American Music Awards 2019” ose siç njihet "AMA". Këngëtarët më në zë, shfaqën stile dhe veshje të ndryshme duke u kthyer kryefjala e mbrëmjes së djeshme, ku revista të huaja kanë bërë dhe vlerësimet për të veshurit më bukur.

Pjesë e mbrëmjes ishte dhe Dua Lipa, e cila përveçse u rëndit ndër të veshurat më bukur me fustanin e zi shumë të veçantë të kapur me fjongo të zezë velvet, performoi dhe këngën e saj më të re "Don`t stop noW".

Gjithashtu, Selena Gomez u rëndit ndër të veshurat më bukur me fustanin e saj të shkurtër, ngjyrë fosforeshente dhe më shkëlqim.

Më poshtë përmes fotove mund të shihni kush u vesh më bukur mbrëmë në "AMA":

Të fundit