Flash News

KRYESORE

Kushërinj të Shkëlzenit, reagon zëdhënësja e Berishës: Nuk kanë asnjë lidhje farefisnore me prokurorët

Kushërinj të Shkëlzenit, reagon zëdhënësja e

Erla Mëhilli, zëdhënëse e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar lidhur me lajmin e përhapur në disa portale pranë qeverisë, se prokurorët e çështjes Tahiri janë kushërinj të familjes Berisha.

Mëhilli e konsideron këtë lajm si një trillim banal, ndërsa sqaron se nuk ekziston asnjë lidhje farefisnore midis familjes Berisha dhe prokurorëve.

Për zëdhënësen Mëhilli, ky trillim dëshmon qartë tmerrin që ka kapur kupolën e narko-shtetit në Shqipëri.

Reagimi:

Sot (dje), mediat e kontrolluara nga Edi Rama kane shperndare nje trillim banal te

tij, i cili ne nje panik te papermbajtur ka gjetur si mburoje per Sajmir Tahirin nje shpifje dhe trillim bajat, sipas te cilit prokuroret e çeshtjes “Tahiri” jane kusherinj te ish kryeministrit Berisha dhe djalit te tij, Shkelzen Berisha.

Lidhur me sa me siper, sqaroj opinionin publik me pergjegjesi te plote se nuk ekziston asnje lidhje farefisnore apo e çdo lloji tjeter midis ish kryeministrit Berisha dhe djalit te tij dhe prokuroreve te çeshtjes se Sajmir Tahirit. Por ky trillim deshmon qarte dhe nje here tmerrin qe ka kapur kupolen e narko-shtetit ne Shqiperi!

Të fundit