All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Kushte skandaloze e dyshekë me pleshta”, deputeti publikon tjetër video nga Urgjenca e QSUT: Nxirre prapë drejtorin të gënjejë

“Kushte skandaloze e dyshekë me pleshta”, deputeti publikon
All - Paragraf - 1

Deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar një tjetër video nga Urgjenca Kombëtare në Tiranës, sipas tij në kushte skandaloze.

All - Paragraf - 3

“Ja se si po asistohet një pacient, në të njëjtin institucion ku Ogerta Manastirliu e detyroi drejtorin Skënder Brataj, të thoshte se ato ambiente nuk përdoren për të sëmurët!”, shkruan deputeti.

Reagimi i plotë:

OGERTA, GENJESHTRA I KA KEMBET EDHE ME TE SHKURTRA NE RASTIN TEND!

Meqë ministrja Manastirliu dhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare, luajtën rolin e të paditurit duke mashtruar opinionin publik, se ambientet që konstatova mbrëmjen e të dielës tek Urgjenca e Tiranës, nuk përdoren për vizita, po i ftoj të shohin një vizitë që është bërë sonte në ato kushte skandaloze.

Këto pamje janë marrë këtë mbrëmje në Urgjencën e Tiranës! Ja se si po asistohet një pacient, në të njëjtin institucion ku Ogerta Manastirliu e detyroi drejtorin Skënder Brataj, të thoshte se ato ambiente nuk përdoren për të sëmurët!!!! Pafytyrësia e papërgjegjshmëria në kulm! Në vend që të punohet për të ndryshuar kushtet, gje qe do ishte me e ndershme, i bien shkurt, dalin e gënjejnë pa iu dridhur qerpiku, para kamerave e para gjithë qytetarëve që i shohin! Moho e gënje, se do e harrojnë njerëzit! Jo moj zonja ministre, jo, nuk harrohet! Kushtet skandaloze të urgjencës së Tiranës, me dyshekë me pleshta, janë aty për të treguar se deri ku arrin niveli i paturpësisë e i mashtrimit hapur të opinionit publik! Dil e nxirre prapë drejtorin të gënjejë apo të mohojë se ky është pacient që po asistohet vetëm pak orë pasi gënjyet publikisht! Mashtrimi nuk është punë! Në rastin tuaj vret njerëz

Të fundit