Flash News

KRYESORE

‘Kushtet janë shtuar’/ Vasili: Duhen plotësuar të gjitha, nuk mund të ketë dashamirësi pafund nga Evropa dhe abuzim pafund nga Shqipëria

‘Kushtet janë shtuar’/ Vasili: Duhen plotësuar të

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, tha në një deklaratë për mediat se të enjten Bundestagu gjerman pati dy vendime të diferencuara në lidhje me hapjen e negociatave.

Sipas Vasilit, Bundestagu e miratoi në princip datën e hapjes së negociatave për Shqipërinë, po jo vetë hapjen e negociatave.

“Dje pati dy vendime të diferencuara. Një vendim të qartë për Maqedoninë e Veriut, e cila ka miratuar hapjen e negociatave dhe datën e fillimeve të saj dhe një datë në princip për hapjen e negociatave për Shqipërinë, por jo hapjen e negociatave”, tha nënkryetari i LSI-së.

Për Vasilin nuk mjaftojnë dy kushte për të hapur negociatat, por duhen plotësuar të gjitha.

Për ish-deputetin, që prej vitit 2017 kushtet ndaj Shqipërisë dhe është dërrmuar besimi tek reforma në drejtësi. Sipas Vasilit nuk ka hapje negociatash me dy kushte. Duhen plotësuar të gjitha kushtet që të hapen negociatat sipas tij.

“Kushtet janë shtuar pas 2017-s dhe është dërrmuar kredenciali i reformës në drejtësisë që prodhoi probleme që janë transformuar në kushte. Sot Shqipëria në vendimin e PE ka treguar shumë qartë që vendimi është i kthjellët dhe përveç qëndrimeve propagandistike jam këtu për të sqaruar që Shqipërisë i duhet që të plotësojë të gjitha kushtet e vendosura në këtë rezolutë.

Çdo spekulim që mjaftojnë vetëm dy kushte për hapjen e negociatave është thjesht dhe vetëm një spekulim dhe demagogji e panevojshme. Për konferencën e parë për të filluar anëtarësimin duhen dy kushte që është reforma zgjedhore dhe ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.

Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit që do të thotë hapje negociatave nëpërmjet kapitujve do ndodhë kur të plotësohet të gjitha kushtet pasuese. Pra nuk ka hapje negociata me dy kushte, por kërkohet plotësimi i 9 kushteve. Dy kushtet e para janë premisë për të filluar për të folur për 9 kushtet”, tha Vasili.

Për të fajtori i vetëm për integrimin e vendit në familjen evropiane mbetet kryeministri Rama.

“Fajtori i vetëm, shkëmbi i vetëm në rrugën e integrimit, vazhdon të mbetet Edi Rama dhe rilindja e tij... Një dashamirësi pafund nga Evropa nuk mund të ketë dhe një abuzim pa fund nga Shqipëria nuk mund të ketë”, u shpreh nënkryetari i LSI-së.

Të fundit