Flash News

KRYESORE

Kushtet/ Milo: Edhe opozita ka fajin e saj, Shehi: Edhe Enveri, edhe Turqia

Kushtet/ Milo: Edhe opozita ka fajin e saj, Shehi: Edhe Enveri, edhe Turqia

Ka pasur një debat mes kreut të LZHK-së Dashamir Shehi dhe kreut te Partisë Demokracia Sociale Paskal Milos në lidhje me përgjegjësinë e krizës politike, që ka sjellë edhe shtimin e kushteve nga parlamenti gjerman.

Gjate diskutimit ne emisionin 'Opinion' te Blendi Fevziut Milos tha se nuk është vetëm faji i qeverisë, por edhe opozita ka pjesën e vet në këtë.

“Opozita nuk duhet ta shohë veten jashtë përgjegjësisë këtu, sepse kriminelë ka pasur edhe në atë kohë. Përgjegjësi për të bërë reformën në drejtësi duhet të ketë edhe opozita, nuk mund t’ia lëmë topin vetëm kësaj qeverie”, tha Milo.

Këtu ka ndërhyrë Shehi, i cili ka ironizuar duke thënë se për gjendjen ku ndodhemi ka faj edhe Enver Hoxha, edhe pushtuesit turq.

“Edhe enveri ka faj për gjendjen ku ndodhemi, ne na ka lanë mbrapa turqia, na ka lanë Enveri, por duhet ti vëmë një emër kësaj, na ka lanë mbrapa Edi Rama, këtu duhet filluar”, u shpreh Shehi.

Të fundit