Flash News

KRYESORE

'Kushtetuesja'/ Këshilltari i Metës paralajmëron padi për zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë: U përdorën nga qeveria për të shtrembëruar provat

'Kushtetuesja'/ Këshilltari i Metës paralajmëron padi

Presidenti Ilir Meta mbajti një konferencë për shtyp pasditen e sotme ku në krye të fjalës akuzoi mazhorancën se ka rrëmbyer në mënyrë mafioze anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Më pas, fjalën e mori këshilltari ligjor i presidentit, i cili publikoi shkeljet, që sipas tij, që ka bërë mazhoranca dhe konkretisht u ndal te Ministria e Drejtësisë.

Bledar Dervishi, këshilltari i Metës akuzoi Ministrinë e Drejtësisë se ka kryer shkelje ligjore në lidhje me botimet në Fletoren Zyrtare të renditjes së kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese nga ana e KED-së.

Dervishi paralajmëroi padi shtesë për shkeljet ligjore sipas tij të zyrtarëve të kësaj ministrie, për të cilët tha se u përdorën nga qeveria.

“Ardian Dvorani ka deklaruar para anëtarëve të Komisionit të Venecias se nuk e ka dërguar botimin në Fletoren Zyrtare. I kërkuam Qendrës së Botimeve Zyrtare mënyrën e administrimit të kërkesës dhe pas konferencës së djeshme të Presidentit të Republikës, Qendra e Botimeve Zyrtare na është komunikuar që vendimi i datës 21 shtator, është dërguar për t’u botuar nga Ministria e Drejtësisë.

Ata donin të shtrembëronin provat që opinioni publik të mos e kuptonte.

Rezulton se Ministria e Drejtësisë e ka përcjellë për botim aktin pa marrë ende një njoftim nga Kuvendit. Ky është veprim antiligjor të Ministrisë së Drejtësisë.

Kam 20 vjet jurist por eksperiencë më të shëmtuar të një juristi nuk kam parë. Të dërgojë për botim Ministria e Drejtësisë një akt që nuk është i lejueshëm të botohet në Fletoren Zyrtare, një akt që e ka prodhuar një organ tjetër.

Kemi përgatitur padi shtesë në SPAK. Prokuroria duhet të thërrasë për të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë”, tha ndër të tjera Dervishi.

Të fundit