Flash News

KRYESORE

‘Kushtetuesja’, Meta: Asnjë shans që Venecia të hedhë në kosh emrin e vet duke u marrë me lojërat e maxhorancës

‘Kushtetuesja’, Meta: Asnjë shans që Venecia të

Në një intervistë për emisionin “Tempora”, Presidenti Meta, i pyetur nëse ka frikë se “Venecia” mund t’i japë të drejtë mazhorancës për Gjykatën Kushtetuese, tha se “nuk ka asnjë shans që Komisioni i Venecias të hedhe në koshin e plehrave emrin dhe reputacionin e vet”.

Meta akuzoi mazhorancën se po bën lojë politike.

“Nuk ka asnjë shans që Venecia të hedhë në kosh emrin e vet duke u përfshirë në këto lojëra të mazhorancës dhe për fat të keq disa ndërkombëtarëve që janë përfshirë në këtë çështje dhe i kanë dalë garant Dvoranit. Ata janë kapur në flagrancë. E gjykoj përpjekje për të mbrojtur një person që është në hetim nga prokuroria dhe krimet ligjore janë tepër flagrante. Presidenti është i vetmi institucion që ka përmbushur të gjitha detyrimet e ligjit dhe ka bërë përpjekje të sforcuar me institucionet në mënyrë që çdo gjë të bëhej në parametrat normalë.  Gjithçka është një lojë politike, ta fusin Komisionin dhe unë do ti drejtohem për dy votimet që ka bërë Parlamenti. Unë flas me Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri thotë kam folur me partnerët”, tha Meta.

Të fundit