Flash News

KRYESORE

Kushtetuesja rrëzon tregtarët, bizneset do të pajisen me kamera

Kushtetuesja rrëzon tregtarët, bizneset do të pajisen me kamera

Të gjitha bizneset dhe objektet private e publike do të pajisen me kamera të cilësisë së lartë. Gjykata Kushtetuese ka lënë këtë të martë në fuqi ligjin për “masat shtesë të sigurisë publike”, i cili ishte kundërshtuar nga shoqata e tregëtarëve.

 Këta të fundit i thanë gjykatës se kamerat e vendosura me detyrim kudo cenonin të drejtat e njeriut dhe privatësinë, ndërsa hartuesit e ligjit thanë se qëllimi i vendosjes së kamerave me cilësi të lartë filmimi do të ndihmojë policinë dhe organet e tjera në zbardhjen e krimeve dhe rriten e sigurisë në vend. Edhe gjatë shqyrtimit parlamentar pati diskutime të forta për këtë cështje, por Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë më asnjë dyshim: kamerat do të vendosen kudo që ka grumbullim njerëzish.

Të fundit