Flash News

KRYESORE

Kushti i Bashës për Reformën Zgjedhore, tërhiqet Gjiknuri: I gatshëm të rishikoj pozicionin tim

Kushti i Bashës për Reformën Zgjedhore, tërhiqet Gjiknuri: I

Ish-ministri Damian Gjiknuri, në një prononcim për mediat u shpreh i gatshëm të rishikojë pozicionin e tij në komision si bashkëkryeari i komisionit të Reformës Zgjedhore. Reagimi i tij vjen pas deklaratave të djeshme të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili iu përgjigj negativisht ftesës së kryeministrit për bashkëpunim për këtë, duke kërkuar përjashtimin e Damian Gjiknurit.

“Jam i gatshem të rishikoj pozicionin tim në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore, si bashkëkryetar, me kusht që PD të njohë komisionin. Opozita e ka kushëtëzuar marrjen pjesë në reformë. Mua më duket ironike dhe qesharake që kauza  ‘Rama ik’ do të përfundojë me ‘Damian ik’. Nëse opozita jashtëparlamentare e njeh Reformën, por shikon praninë time si pengesë nëse është kusht i vetëm mund ta rishikoj pozicionin tim. Unë aty përfaqësoj veten time.  Nuk ka pasur akuza penale ndaj meje. Nga kjo pikëpamje unë do shoh një zgjidhje”-tha Gjiknuri.

Pyetje nga gazetarët: Basha dje tha se ju ishit pengesë. Pse se bëni fakt të kryer tërheqjen tuaj?

“E rëndësishme është  që ata të vijnë e të kontribuojnë.  Unë kam bërë kompromise me opozitën. Në asnjë vend të botës nuk kushtëzohet pala tjetër”-deklaroi Gjiknuri.

Basha e quan tallje ftesën publike të Ramës për Reformën Zgjedhore: Le të ftojnë Shullazin ose Avdylajt

Të fundit