Flash News

KRYESORE

Kushti i Haradinajt: Heq taksën nëse ftohem nga presidenti Trump në takim

Kushti i Haradinajt: Heq taksën nëse ftohem nga presidenti Trump

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pwrswritur se taksa do të pezullohej menjëherë nëse do të kishte një kontratë që Serbia në fund të dialogut do të njihte Kosovën.

Në RTV Dukagjini , Haradinaj theksoi se Kosova nuk ka problem bilaterale me Amerikën për shkak të taksës.

“Produktet e Amerikës kanë shumë alternativa për të arritur në Kosovë. Në fillim ndoshta ndonjë kompani ka pasur shqetësim por tashmë i kanë gjetur rrugët e veta”, tha ai.

“Kur kam shkruar letrën e parë në kundërpërgjigje në planin ndërkombëtar për të treguar se Kosova nuk është bllokues e proceseve, kam thënë se nëse Presidenti Trump i fton palët, ne menjëherë e suspendojmë taksën pasi aty dihet ka diçka serioze – ka kontratë”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk e ka mbyllur derën për taksën, por stërzgjatja e procesit të dialogut po i jep mundësi Serbisë t’i konsolidojë pozitat ndërkombëtare.

“Po u them amerikanëve dhe anglezëve të detyrojnë Serbinë të ndalojë blerjen e armëve në Moskë në vlerë të mallit që shet në Kosovë, po e shqyrtojmë edhe ne pozicionin tonë”, tha ndër të tjera Ramush Hardinaj.

Të fundit