Flash News

KRYESORE

Kuvend/ PD kërkon 30 minuta pushim, Vasili: Mungesa e ministrave, qesharake; Ruçi: Ke munguar për vete

Kuvend/ PD kërkon 30 minuta pushim, Vasili: Mungesa e ministrave,

Seanca parlamentare ka nisur me kërkesën e deputetit të PD, Enkelejd Alibeja për të marrë 30 minuta pushim.

Sipas kërkesës së Alibeajt, opozita kërkon mbledhje grupi për çështjen e rendit të ditës. Pas kërkesës së PD, kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka ngritur edhe shqetësimin e mungesës së ministrave që në nisje të seancës.

“Është qesharake që ministrat të mungojnë në Komisionet Parlamentare. Sa për kërkesën e PD për pushimin 30-minutësh, kjo e drejtë është e garantuar dhe kjo mundësi është përdorur dhe shpërdoruar sa herë ti dojë qejfi edhe grupit të PS”, u shpreh Vasili, të cilit i është përgjigjur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke i kujtuar se ka munguar edhe ai vetë në Konferencën e Kryetarëve. “Ju dje keni munguar vetë dhe nëse do të njihesh me pozicionin tim si anëtar i Konferencës së Kryetarëve, merr procesverbalin dhe lexoje deri në seancën e ardhshme, të gjithë letrave që m’i ke drejtuar, u jam përgjigjur po me shkrim. Ndaj, 30 minuta pushim”, u shpreh Ruçi.

Të fundit