Flash News

KRYESORE

Kuvendi, dekoratat e komunistëve do të hiqen, pas nismës së Ramës. Ja kush rrezikon...

Kuvendi, dekoratat e komunistëve do të hiqen, pas nismës së

Nisma e dikurshme e kryeministrit Rama dhe deputetit te PS-së, Taulant Balla për rishikimin e gjithe medaljet dhe dekoratave të dhëna deri më tani, që nuk u votua dot per shkak te mungeses se votave nga ana e LSI-se, pritet te kaloje se shpejti ne Kuvend. Nisma ne fjale, e cila u shoqerua me debat ne kohen e propozimit, eshte pjese e programit te punimeve ne Kuvendin e ri te Shqiperise, ne periudhen 18 shtator-13 tetor.

Propozimi ne fjale erdhi pas përplasjeve për dekorimin e Shyqeri Çokut, torturuesit të at Zef Pllumit dhe prof Sami Repishtit, e debatit te madh publik qe shkaktoi. Aso kohe, kryeministri Edi Rama së bashku me deputetin e PS-së, Taulant Balla paraqiten nismën në Parlament për të rishikuar të gjitha medaljet e dekoratat e dhëna. Në të parashikohen rastet se cilët persona nuk e përfitojnë dekorimin e personave që kanë pasur përgjegjësi në ndëshkime dhe në realizimin e krimeve kundër njerëzimit apo gjenocideve.

Sipas draftit, ata që nuk do të dekorohen ose do t’u hiqet medalja ose dekorata në rast se shkelet një nga kriteret e përcaktuara në këtë draft janë personat që kanë kryer krime kundër njerëzimit ose dhe veprimtari agjenturore kundër interesave të Shqipërisë.

“Përjashtohen nga e drejta për të marrë dekorata, tituj nderi, medalje dhe tituj vendorë nderi sipas këtij ligji dhe në rast se e kanë marrë u hiqet, personat të cilët janë dënuar ose dënohen me vendim gjykate të formës së prerë, për krime lufte; për krime kundër njerëzimit, për bashkëpunim me pushtuesit e vendit, për veprimtari agjenturore kundër interesave të Shqipërisë, si dhe personat që gjatë periudhës 29.11.1944 deri në 31.03.1991 kanë ushtruar në strukturat e shtetit shqiptar funksionet: anëtar ose kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë; drejtues i Frontit Demokratik të Shqipërisë; kryetar i Gjykatës së Lartë; Prokuror i Përgjithshëm; kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme; kryetar i degëve të Punës të Brendshme; punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit; bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit ose i favorizuar prej tij; anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve; gjyqtar si dhe prokuror hetues në procese politike”, thuhet në propozimet e Ramës dhe Ballës. Sipas argumenteve që jep Partia socialiste ky projektligj është i domosdoshëm, pasi synon të rishikojë kriteret, plotësimi i të cilave bën të mundur mospërfitimin ose heqjen e dekoratave, titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit të marra në bazë të legjislacionit në fuqi. Verifikimet do t’i beje një komision i posaçëm, ku kryetar do të jetë zëvendëskryeministri.  

Të fundit