Flash News

KRYESORE

Kuvendi e ‘djeg’ 2 herë, Tahiri lëshon gojën para gazetarëve: S’ka bir k**ve që më pengon mua

Kuvendi e ‘djeg’ 2 herë, Tahiri lëshon gojën para

Në seancën e kaluar, por edhe këtë të enjte ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri regjistroi emrin për të mbajtur fjalën në Kuvend. Të enjten që kaloi seanca u bojkotua nga opozita dhe pas përplasjes mes deputetëve, u ndërpre.

Por, edhe këtë të enjte Saimir Tahiri nuk ka folur në Parlament, ndonëse ishte i pranishëm nga fundi i sallës, duke u ‘djegur’ dy herë nga Kuvendi.

Në një prononcim për gazetarët jashtë Parlamentit, Tahiri u shpreh, “Ishte ditë e lumtur për mua..Berisha, njeriu që fshiu filmimet e 21 janarit më filmoi mua”.

I pyetur më tej nëse mbrohet nga Rama, siç e akuzon opozita, Tahiri shtoi, “As më mbron njeri dhe as dua njeri të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteta., “As më mbron njeri dhe as dua njeri të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteta”.

Ndërsa fjalën e tij e mbylli, “Nuk e besoj që do të ketë dhe bir nëne dhe bir k**ve që do të më pengojë!”.

Të fundit