Flash News

KRYESORE

Kuvendi i Kosovës voton rezolutën për unifikimin e doganave me Shqipërinë

Kuvendi i Kosovës voton rezolutën për unifikimin e doganave me

Votohet në Kuvendin e Kosovës rezoluta për unifikimin e pikave doganore me Shqipërinë. Kjo rezolutë e propozuar nga deputeti Visar Ymeri nga PSD u votua me shumicë votash, 67 pro, një kundër dhe një abstenim.

Deputetët kanë votuar edhe për debatin parlamentar në lidhje me Kartonin e Gjelbër për të cilin 78 deputetë kanë votuar për, një kundër dhe një abstenim.

Ndërsa votimi i rekomandimeve nga interpelanca me kryeministrin e Kosovës,  Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e një milion eurove për veriun është tërhequr për konsultim për ta hedhur më vonë për votim.

 

Të fundit