Flash News

KRYESORE

“Kuvendi i realizoi objektivat, tani hapet rruga për ndryshime në spektrin politik”

“Kuvendi i realizoi objektivat, tani hapet rruga për ndryshime

Miratimi i statutit të ri të Partisë Demokratike ka sjellë reagime të shumta, ku mendimet janë të ndryshme.

Për deputetin Tritan Shehu, miratimi i statutit të ri do të zhvillojë demokracinë e brendshme dhe do ta bëjë më të lehte bashkëjetesën ne parti te anëtareve apo grupeve, qe për arsye te ndryshme kane disidenca, jo ne linjat baze këto, me pjesën tjetër.

Në fund të statusit të tij në Facebook, Shehu beson se statuti i ri është më demokratiku në të gjithë spektrin politik shqiptar dhe një premise kjo për te sotmen e te nesërmen e PD dhe te demokracisë në përgjithësi.

Postimi i plotë

Gjykoj se Kuvendi i PD i zhvilluar sot i realizoi objektivat e tij:

Se pari miratoi ndryshimet ne Statutin tone, ndryshime qe synojne te zhvillojne me tej demokracine e brendeshme dhe te bejne me te lehte bashkejetesen ne parti te anetareve apo grupeve, qe per aresye te ndryshme kane disidenca, jo ne linjat baze keto, me pjesen tjeter.

Gjithashtu keto ndryshime synojne te forcojne e konsolidojne me tej instrumentat statuore qe te shtojne kontrollin mbi individet drejtues dhe te bejne te detyrueshme marjen e vendimeve kolegjiale per ceshtjet me te rendesishme.

Ne terresi keto shkojne paralel me ate qe eshte esenciale, forcimin e rolit te antarit te PD dhe strukturave bazale te saj.

Ne Statut gjithashtu per here te pare konsolidohen disa parime te qarta te djathta e konservatore ne mbrojtje te vlerave, buke filluar nga ato qe lidhen me familjen, femijet e me tej me pronen, tregun, te drejten, orientimin politik etj.

Te gjitha keto bejne qe ky Statut te jete me i avancuari e me demokratik ne te gjithe spektrin politik shqiptar, nje premise kjo per te sotmen e te nesermen e PD dhe te demokracise sone ne pergjithesi.

Se dyti ky Kuvend i hap rruge nje procesi dialogu me antaresine e elektoratin, ristrukturimi e zgjedhje te brendeshme ne PD, pikerishet bazuar mbi keto principe tashme te sanksionuara.

Jane te gjitha keto qe e bejne kete Kuvend e vendimet e tij tejet te rendesishme, vecanerisht ne gjendjen e veshtire te vendit e pritshmerise se larte per ndryshime politike te thella.

Të fundit