Flash News

KRYESORE

Kuvendi kalon nesër ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bylykbashi thirrje opozitës: Detyrë e Parlamentit të mos e miratojë atë draft

Kuvendi kalon nesër ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bylykbashi thirrje

Përfaqësuesit e opozitës në tryezën e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para kalimit të draftit të PS-së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në Parlament.

Në fjalën e tij Bylykbashi u shpreh se Rama po kërkon të ndryshojë rregullat e lojës duke miratuar ndryshimet në Kod, pasi e di që me rregullat aktuale nuk fiton dot. Ndërsa i ka kërkuar opozitës parlamentare të mos bëhet pjesë e këtij procesi, Bylykbashi po ashtu thekson se lënia e Gjykatës Kushtetuese jo funksionale edhe pas 4 vitesh reformë në Drejtësi është bërë pikërisht për të hequr mundësine e veprimit në të tilla raste.

“Opozita e bashkuar tashmë ka shpjegur qartë qëndrimet e saj për tentativat e Ramës që të ndryshojë rregullat për të fiutuar zgjedhjet sepse me këto rregulla aktuale nuk fiton dot. Ndryshimet e njeanshme jo vetëm nuk sigurojnë lista të hapura, por u heqin të drejtën partive politike të garojnë të lira në një koalicion, i cili, megjithatë, do ta mundë Edi Ramën në të 12 qarqet e Shqipërisë.

Të gjitha qëndrimet tona janë bërë publike dhe i janë bërë prezente faktorit ndërkombëtar, si për OSBE-së (të cilën Rama pretendon se e drejton) edhe këshillit të Evropës, të cilat i kanë të qarta shkeljet që janë bërë.

Më pas është barra morale për ata që i dhanë mundësinë Ramës për të miratuar në mënyrë të njëanshme Kodin. Pra është detyrë e atij parlamenti që nesër të mos e kalojë atë draft që nuk bën gjë tjetër veçse pengon rregullsinë në zgjdhje.

Gjykata kushtetuese nuk ekziston 4 vite pas miratimit të Reformës në Drejtësi. Është bllokuar në mënyrë të qëllimshme që të mos veprojmë në rast të ksi lloj shkeljesh.

Sipas këtyre, koalicionet nuk kanë të drejtë të propozojnë kandidat, dhe kjo bie në kundërshti me Kushtetutën e cila është në përputhje me sistemin që kemi sot me koalicione”, u shpreh Bylykbashi.

Të fundit