Flash News

KRYESORE

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në orën 11:00, pritet zgjidhja e krizës...

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në orën

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet gjatë ditës së enjte, duke filluar nga ora 11:00. Lajmi është konfirmuar për Klan Kosovën,  nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci. Mikullovci ka thënë se seanca nuk do të mbahet në orën 10:00 ashtu si ka kërkuarar koalicioni PAN, bashkë me AKR-në dhe komunitetet jo shumicë të Kuvendit të Kosovës për shkak të kohës së shkurtër për të njoftuar deputetët e Kuvendit.

Krerët e koalicionit PAN, AKR-së dhe komunitetet jo shumicë kanë kërkuar përmes një letre nga kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci që ta caktojë seancën për ditën e nesërme. Kjo kërkesë e koalicionit PAN ka ardhur pas një takimi që krerët e këtij koalicioni kanë pasur me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Burimet e Klan Kosovës kanë mësuar se tashmë është arritur marrëveshja që AKR-ja të heqë dorë nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo t’i takojë Listës Serbe.

Ishte pikërisht kjo Ministri që po e kërkonte Lista Serbe që bëri që gjatë gjithë ditës së sotme të zhvillohej një takim maratonik mes krerëve të PAN-it, Agim Bahtirit të AKR-së dhe kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Kjo Ministri fillimisht i ishte dhënë Listës Serbe nga koalicioni PAN, por gjërat ndryshuan pas nënshkrimit të marrëveshjes mes këtij koalicioni dhe AKR-së, ku kjo Ministri i takoi më pas kësaj të fundit.

Por ishte Lista Serbe që nuk pranonte të bëhej kompromis lidhur me këtë dikaster qeveritar dhe kështu erdhi dorëzimi i AKR-së.

Të fundit