Flash News

KRYESORE

Kuvendi mbylli lojërat e fatit, Ahmetaj variant ndryshe nga Rama: Ndikuan institucionet e huaja të inteligjencës

Kuvendi mbylli lojërat e fatit, Ahmetaj variant ndryshe nga Rama: Ndikuan

Këtë të enjte Kuvendi i Shqipërisë me 75 vota pro vendosi mbylljen më 31 dhjetor të këtij viti të lojërave të fatit. Për të folur për këtë vendim në studion e “Open” i ftuar ka qenë ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili theksoi një nga dy arsyet e këtij vendimi ka qenë edhe lufta kundër krimit.

“Ka një reflektim shoqëror, ka një reaksion ndaj përhapjes së fenomenit dhe kthimit të tij në një plagë sociale. Një pjesë e lojërave të fatit ranë në duar që ishin të papërshtatshem, në duar të elementëve kriminale”, pohoi ai, duke shtuar:

“Këtë e vumë re gjatë këtij viti, nga sondazhet, por edhe nga të gjitha institucionet e inteligjencës të vendit dhe të huaja, për terrenin që gjenin elementët kriminalë në Lojërat e Fatit. 2018-ta kulmoi në atë angazhim që ka qeveria edhe në luftën kundër krimit. Mos e shikoni thjesht si një mbyllje e një industrie, por ta shohim edhe si një reflektim të qeverisë. Ka dy korsi kryesore, njëra është pjesa sociale dhe pjesa tjetër është lufta kundër krimit”, u shpreh Ahmetaj.

Në qëndrimet publike, kryeministri Rama ka insistuar se mbyllja e tyre u bë më iniciativën e tyre, pasi kishin shkaktuar një ‘plage sociale’, pa përmendur asnjëhere ndikimin e agjencive të huaja.

Të fundit