Flash News

KRYESORE

Kuvendi me axhendë të ngjeshur: Sot kalon ‘5 qershori’, dekreti i Metës për betimin në Kushtetuese, “opozita e re” interpelancë me dy ministra

Seanca e sotme parlamentare pritet të jetë mjaft e ngjeshur. Në rendin e ditës janë parashikuar një sërë pikash si dy interpelanca të kërkuara nga deputetët e opozitës parlamentare, konkretisht me Edi Ramën, por nën cilësinë e ministrit të Jashtëm, si dhe me ministren e Arsimit Besa Shahini.

Po ashtu, pika më nxehtë e ditës do të jetë kalimi në votim i marrëveshjes së 5 qershorit, aq shumë debatuar nga klasa politike.

Pakti i firmosur nga PS, PD, LSI dhe opozita parlamentare, pra mendimet në Kodin Zgjedhor, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve në rezidencën amerikane do të miratohet sot, pas marrëveshjes së firmosur dy ditë më parë mes PS dhe ‘opozitës së re’ për të garantuar 84 votat e nevojshme.

Mirëpo, në këtë marrëveshje të re, palët ranë dakord edhe për miratimin në kuvend edhe të ndryshimeve kushtetuese në 30 korrik, çka ka sjellë kundërshtimin e opozitës jashtëparlamentare, pasi sipas tyre dhe ekspertëve këto ndryshime do të imponojnë ndërhyrje sërish në Kodin Zgjedhor.

Kujtojmë se faktori ndërkombëtar ka qenë një zë i ashpër dhe paralajmërues për mazhorancën dhe kuvendin që marrëveshja e 5 qershorit të miratohet pa u prekur, në të kundërt kërcënon rrugëtimin e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Megjithatë, kryeministri Rama ka përsëritur se pakti nuk preket dhe se Kuvendi është sovran.

Gjithashtu në rendin e ditës, pritet të votohen edhe dekretet e presidentit Ilir Meta, mes tyre edhe ai për betimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Të fundit