Flash News

KRYESORE

Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes së Deputetëve pa praninë e opozitës, Ruçi i kërkon falje Finos: Nuk të provokova

Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes së Deputetëve pa praninë e

Seanca e sotme plenare është zhvilluar vetëm me praninën  e deputetëve të mazhorancës, ndërsa opozita e bashkuar protestoi prej më shumë se dy orë, kundër rritjes së taksave duke bllokuar 4 akse kryesore nacionale si në Milot, Vorë, Bradashesh dhe në Çermë.

Ndonëse pa praninë e opozitës, deputetët e mazhorancës kanë votuar projektligjet e parashikuara në rendin e ditës.

Një prej tyre ishte edhe Kodi i Sjelljës së Deputetëve. Ky projektligj u miratua në tërësi me 75 vota, asnjë kundër dhe abstenim.

Ruçi sqaroi se për këtë projektligj është varianti i dakordësuar edhe me partitë opozitare, të cilat nuk ishin të pranishme në këtë seancë.

Opozita i kërkoi me një shkresë zyrtare që të shtyhet seanca për në orën 18.00 të ditës së sotme, por sipas Ruçit, edhe pse kërkesa erdhi me vonesë në tryezën e tij, rreth orës 10.15 minuta, sërish deputetët votuan kundër shtyrjes.

Ndërkohë, ajo që ra në sy është një debat i Ruçit dhe deputetit të PS, Bashkim Fino, ndërsa ky i fundit nuk kishte votuar ende.

“Mund të votosh si të duash i dashur, nuk të provokova, më fal që të pyeta”, u shpreh Ruçi.

Të fundit