Flash News

KRYESORE

Kuvendi miraton koncesionet e rrugëve me vlerë 328 milionë euro

Kuvendi miraton koncesionet e rrugëve me vlerë 328 milionë euro

Sot ishte seanca e fundit parlamentare për këtë sesion në Kuvend. Deputetët kanë miratuar dy koncesione për rrugët, atë Milot-Balldre, i cili u miratua me 79 vota pro dhe 29 kundër dhe rrugës Orikum-Dukat me 73 vota pro dhe 23 kundër.

Opozita ka bërë herë pas here denoncime për këto koncesione që do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 328 milionë euro, duke theksuar se jepen për njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama.

Po kështu parlamenti ka miratuar me 90 vota pro e 8 kundër edhe projektligjin për Mbrojtjen Civile.

Po në seancën e sotme është miratuar edhe ligji për Akademinë e Shkencave.

Të fundit