Flash News

KRYESORE

Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për vettingun në polici me 76 vota, abstenon Xhafaj

Kuvendi ka votuar sot disa nga projektligjet e parashikuara për  rendin e ditës, ndër ta edhe vettingun në Policinë e Shtetit.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.12/2018, Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, është miratuar me 76 deputetë që votuan  pro, 6 kundër, 6 abstenim.

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka abstenuar dhe është shprehur skeptik për këto ndryshime ligjore.

Të fundit