Flash News

KRYESORE

Kuvendi miraton qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, udhëhiqet zyrtarisht nga Zoran Zaev

Kuvendi miraton qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut,

Parlamenti  i Maqedonisë së Veriut miratoi mbrëmë vonë qeverinë e re të udhëhequr zyrtarisht nga kryeministri Zoran Zaev.

Me 62 vota pro dhe 51 kundër të opozitës, ashtu siç kishin paralajmëruar deputetët votuan qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, deputeti Arben Ziberi votoi në një hapësirë specifike në kuvend, pasi ishte i infektuar me  Covid-19.

Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se ai dhe kabineti i tij qeveritarë do të punojnë për një të ardhme më të mirë, teksa kërkoi bashkëpunim edhe nga opozita.

Përbërja e qeverisë së re:

Kryeministër – Zoran Zaev

Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi

Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Nikolla Dimitrov

Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit – Ljupço Nikollovski

Ministrat

Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovki

Ministër i Mbrotjes – Radmilla Shekerinska

Ministër i Financave – Fatmir Besimi

Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi

Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski

Ministër i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani

Ministër i Drejtësisë – Bojan Mariçiq

Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini

Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Mila Carovska

Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahparska

Ministër i Bujqësisë – Arijanit Hoxha

Ministër i Kulturës – Irena Stefoska

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Jeton Shaqiri

Të fundit