Flash News

KRYESORE

Kuvendi miraton shtyrjen e afatit të Komisionit të reformës zgjedhore

Kuvendi miraton shtyrjen e afatit të Komisionit të reformës

Kuvendi ka miratuar shtyrjen e afatit të Komisionit të reformës zgjedhore vetëm me votat e maxhorancës, pra me 75 vota pro. Deputetët e rinj të opozitës votuan kundër  shtyrjes së saj.

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri duke folur në parlament u shpreh se maxhoranca fton opozitën të bëjë propozimet e veta.

“Ne jemi duke e ftuar opozitën për të ndërmarrë bashkë Reformën Zgjedhore. Ne jemi të gatshëm që të ftojmë opozitën që të vijë në Komision, të marrë pjesë, pavarësisht se ka djegur mandatet, për të përmbushur atë që ata kanë artikuluar se e dëshirojnë. Opozita ka të drejtë të ketë një bashkëkryetar në Komision dhe po e respektojmë njësoj si deputetët që janë në Kuvend”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri u shpreh se në këto zgjedhje nuk mund të bëhen ndryshime në Kod Zgjedhor, pasi nuk ka kohë.

Të fundit