Flash News

KRYESORE

“Kuvendi nuk i ka votat legjitime”, Presidenca vijon e vendosur në qëndrimin e saj për ndryshimet kushtetuese

Presidenca rithekson se Kuvendi nuk i ka votat legjitime të nevojshme për të bërë ndryshimet kushtetuese. Në një reagim për media, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, është shprehur se i qëndron kësaj deklarate dhe se për sqarime të mëtejshme, do të prononcohet vetë Presidenti në konferencën javore për mediat.

“Lidhur me interesimin tuaj për reagimet e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe legjitimitetit të Kuvendit, i mbetem reagimit të djeshëm zyrtar.

Presidenti Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tone.

Por ju njoftoj se nesër mund ta pyesni Presidentin Meta për çdo çështje, në konferencën javore për mediat, që do e afrojmë një ditë, për arsye të axhendës”, shkruan zëdhënësi i Presidentit Meta.

Të fundit