Flash News

KRYESORE

Kuvendi rrëzon dy dekretet e Metës dhe nismën për procesin e Lustracionit të personave të kanë shërbyer në komunizëm

Është zbardhur votimi mbi projektrezolutat e miratuara sot në Kuvend, ku maxhoranca me ndihmën e votave të opozitës së re ka rrëzuar dy dekrete të presidentit Ilir Meta.

Gjithashtu maxhoranca ka rrëzuar me 72 vota kundër nismën e propozuar nga nënkryetari i Kuvendit, Mylsym Murrizi për të realizuar procesin e Lustracionit të personave të kanë shërbyer gjatë regjimit komunist.

Dy dekretet e Metës

Maxhoranca me ndihmën e deputetëve të opozitës ka rrëzuar dy dekretet e Presidentit Ilir Meta, që kanë të bëjnë me nismën “Për kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave” dhe ligji për portin e jahteve në Proto-Romano Durrës.

Nga ana tjetër nisma e shërbimit të pagesave mori 89 vota kundër nga deputetët e Partisë Socialiste dhe nga përfaqësuesit e opozitës, ndërkohë që 14 deputetë kanë votuar pro saj dhe 7 kanë abstenuar.

Gjithashtu është 85 vota kundër, 16 vota pro dhe 8 vota abstenim dekreti i presidentit për kontratën e portit të jahteve Porto-Romano, Durrës.

Po ashtu, tri aktet normative të qeverisë kanë marrë mbi 90 vota në parlament, ndërsa edhe pjesa tjetër e ligjeve të shumicës ka marrë konsensusin edhe të opozitës parlamentare.

Të fundit