Flash News

KRYESORE

Kuvendi shpall tre vende vakante për Këshillin Drejtues të RTSH-së, procedurat që duhet të ndjekin kandidatët

Kuvendi shpall tre vende vakante për Këshillin Drejtues të

Kuvendi ka shpallur tre vende vakante për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Në faqen zyrtare të Kuvendit janë bërë publike kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët si dhe afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave, që është 1 marsi.

Njoftimi i Kuvendit:

Mbështetur në nenin 93 pika 2, në nenin 94 pika 2 të ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në mbledhjen e tij të datës 30 janar 2019, pasi konstatoi mbarimin e mandatit katërvjecar me datë 04.12.2018, të tre anëtarëve të zgjedhur prej Kuvendit të Shqipërisë, përkatësisht me vendimet nr.99, dt.04.12.2014, 100, dt.04.12.2014 dhe 102, dt.04.12.2014 mbështetur në nenin 34 të Rregullores së Kuvendit, me vendimin nr. 5 të tij, vendosi Shpalljen e tre vendeve vakante për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së”.

  1. Ftohen për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së , subjektet e mëposhtme:
  2. a) shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike;
  3. b) shoqatat e medias së shkruar;
  4. c) profesoratin dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike;

ç) profesoratin e së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë;

  1. d) organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.
  2. Subjektet e mësipërme duhet t’i propozojnë kandidaturat pranë sekretarisë së Kuvendit brenda 30 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 1 Mars 2019.
  3. Propozimi i çdo kandidature duhet të përmbajë:
  4. a) CV-në e nënshkruar në çdo faqe nga kandidati.
  5. b) Librezë pune ose vertetime te tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë.
  6. c) Vërtetim i gjendjes gjyqësore.

ç) Formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 për dekriminalizimin, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë si dhe bashkelidhur ketij njoftimi.

  1. d) Formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili gjëndet bashkëlidhur këtij njoftimi.

 

Të fundit