Flash News

KRYESORE

Kuvendi sot mocion për zhdekretimin e zgjedhjeve, Meta njofton konferencë për shtyp

Kuvendi sot mocion për zhdekretimin e zgjedhjeve, Meta njofton

Ndërsa në orën 10.00 pritet të nisë seanca parlamentare ku do të diskutohet për 5 orë një mocion me debat për shfuqizimin e dekretit të presidentit për zgjedhjet vendore, zyra e shtypit të Ilir Metës njofton se kreu i shtetit pritet të dalë sërish sot në një konferencë për shtyp.

“Sot në orën 17.00, konferencë për shtyp në Presidencë”, njofton zyra e shtypit pranë presidentit.

Kjo dalje publike do të vijë pak pas debatit në Parlament prej pesë orësh lidhur me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, i firmosur këtë hënë në një konferencë të jashtëzakonshme.

Kujtojmë se një ditë më parë, Meta ka ndërmarrë hapin e rradhës në funksion të zgjidhjes së krizës politike.

Ai ka zhvilluar një takim me grupin e partive të qendrës së djathtë, konkretisht me kreun e LZHK, Dashamir Shehi, kreun e PDK, Nard Ndoka, i PAA-së, Agron Duka, kreun e PBDNJ, Vangjel Dule dhe numrin 2 të PR, Arian Madhi.

Të fundit