Flash News

KRYESORE

Kuvendi “thyen” karantinën, seanca e parë pas masave kufizuese ndaj Covid-19

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh dje që në orën 10.00 për herë të parë pas masave kufizuese të ndërmarra në luftën ndaj Covid-19 që prekur Shqipërinë në fillim të marsit.

Gjatë kësaj seance, u votuan një sërë aktesh normative , bashkë me masat e reja shtrënguese dhe ndryshime në Kodin Penal, por nën rregullat e forta sigurie.

Kështu, deputetët, ministrat dhe përfaqësues të tjerë pjesëmarrës u shfaqën të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektantë, ndërsa para seancës të gjithëve do iu mat temperatura.

Për të mundësuar sa më shumë distancë mes të pranishmëve në sallë, shpërndarja në Kuvend e deputetëve u bë edhe në disa në lozha për të shmangur mundësinë e infektimit nga rastet asimptomatike.

Tenderi për Kuvendin

Kuvendi ka nisur të marrë masa për pajisjen e deputetëve me maska, doreza e dezinfektantë, ndaj dje është hapur tenderi për “Blerje pajisje dhe materiale në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19”.

Sipas dokumentit, Kuvendi kërkon të blejë 250 copë material denzifektantë, xhel për duart, vitaminë E, Aloe Vera, trietsnolamine dhe alkoletilik, si edhe 180 maska të cilët të bllokojnë të paktën 95% të grimcave.

 

Të fundit