Flash News

KRYESORE

Kuvendi voton anëtarët e Kushtetueses, Hajdari: Kemi lista problematike; Ruçi: Të thirret Këshilli i Legjislacionit

Kuvendi voton anëtarët e Kushtetueses, Hajdari: Kemi lista

Seanca parlamentare ka nisur direkt me diskutimin mbi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari e ka cilësuar listën problematike dhe se kandidatët janë të imponuar.

“Kemi të bëjmë me një listë problematike. E dyta kemi kandidatë që janë të imponuar nga lista, jemi para faktit të kryer. Opozita në kuvend do të gjejë një gjuhet të përbashkët, por s’mund të thyejmë ligjin e kushtetueses. Nëse është e mundur ta trajtojmë këtë çështje edhe në këshillin e legjislacionit do e diskutojmë. Sugjeroj që nga palët, presidenti të jemi sa më të qetë e të tregojmë vullnetin e duhur për ngritjen e Gjykatën Kushtetuese për shkak të rëndësisë që mbart”, tha Hajdari, të cilës iu përgjigj kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, se në Kuvend nuk mund të diskutohet për kandidaturat, por vetëm të votohen. Megjithatë, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit.

“Lidhur me shqetësimin e drejtë që Hajdari trajton kam kërkuar që të thirret këshilli i legjislacionit mbi procedurat e votimit. Në Kuvend nuk diskutohen rreth kandidatëve, se janë diskutuar kur kanë aplikuar, janë seleksionuar nga komisioni i ligjeve, janë diskutuar në KED që i nis listat, kuvendi nuk ka kompetencë të diskutoje rreth performancën e kandidatëve, por ka ekskluzivitetin të votojë, këshilli diskuton për kushtetutshmërinë e votimit. Këshilli legjislacioni të mblidhet gjatë seancës sipas dokumenteve që i kam vënë në dispozicion”, tha kreu i Kuvendit.

Të fundit