Flash News

KRYESORE

Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Reformës në Drejtësi

Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës

Janë zgjedhur sot katër nga pesë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Reformës në Drejtësi. Komisioni i Ligjeve i dërgoi Kuvendit një listë me nëntë kandidatë, por vetëm Artan Spahiu, Irna Milo, Lindita Rusmajli dhe Sajmir Vishaj morën votat e nevojshme nga deputetët për t’u zgjedhur në strukturën e re që do të monitorojë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Pesë kandidatët e tjerë Andi Murataj, Saimir Shehri, Gëzim Allaraj, Suzana Pasha dhe Ilir Kadiu ishin më pak të votuarit nga ligjvënësit e mazhorancës.

Kuvendi nuk ka arritur të kompletojë trupën e Këshillit Mbikëqyrës të Reformës në Drejtësi me pesë anëtarë dhe si rrjedhojë, gara duhet të hapet edhe një herë për vendin e lirë.

Të fundit