Flash News

KRYESORE

Kuzhinierët e Hoxhës, Sadamit, Kastros etj., rrëfehen në librin e autorit polak. “Më shpëtoi motra e Enverit nga vdekja” 

Autori polak Witold Szablowski kaloi vite për të gjetur secilin nga kuzhinierët e diktatorëve nëpër botë për librin e tij ‘Si të ushqesh një diktator’. Ai u takua edhe me kuzhinierin e Enver Hoxhës i cili nuk deshi ta jepte emrin, nga frika e hakmarrjeve të mundshme, dhe në libër identifikohet si zoti K. Ai i jep autorit disa detaje për ‘dietën’ dhe menunë e Enver Hoxhës dhe i flet për frikën e vazhdueshme se një ditë mund të dërgohej në burg ose të vritej.

[caption id="attachment_375894" align="alignleft" width="306"] Kopertina e librit në anglisht/ Penguin Books[/caption]

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më poshtë një pjesë e rrëfimit të tij për Szablowskin për librin që është botuar në polonisht dhe frëngjisht dhe publikohet në Amerikë këtë muaj nga ‘Penguin Books’.

Enver Hoxha ishte udhëheqësi kryesor i Shqipërisë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e deri në vdekje më 1985

Ai ishte nën vëzhgim 24 orë, madje dhe kur vizitoi vendlindjen dy agjentë të policisë sekrete e ndiqnin nga pas.

Peshkatarët që shkonin për të kapur peshk për të shoqërohehsin nga dy agjentë të cilët i mbanin nën kontroll. Dy njerëz të Sigurimit shoqëronin fermerët kur milnin lopët për t'u siguruar që asgjë nuk i shtohej qumështit.

Hoxha, i cili sundoi me grusht të hekurt për katër dekada dhe dërgoi 200,000 njerëz në kampe pune, e donte ushqimin e Gjirokastrës, qytetit ku lindi z. K., dhe kjo është arsyeja se pse ia dhanë vendin e punës si kuzhinieri i tij personal. Ai nuk lejohej t’i tregonte askujt, madje as të shoqes se për kë gatuante.

Hoxha kishte diabet, që do të thoshte se ai nuk mund të hante më shumë se 1.500 kalori në ditë. Z. K. e dinte që nëse Hoxha vdiste, ai do të fajësohej - dhe do të ekzekutohej.

Hoxha ishte mbi 1.90 i gjatë gjatë kështu që ishte e vështirë t’i jepje vlerat ushqyesve ditore në një dietë kaq të kufizuar, dhe atë shpesh e merrte uria, gjë që kontribuonte në acarimet e tij.

Për mëngjes ai hante një copë djathë me reçel. Për drekë supë me perime dhe një copë të vogël mish qengji ose peshk. Si ëmbëlsirë hante kumbulla të athëta dhe për darkë kos. Nëse Hoxha ishte në gjendje të keqe, zoti K. kishte një furnizim me ëmbëlsira shtesë - të bëra me sheqer diabetik.

Ai shkruan: 'Ato ditë Hoxha kishte nevojë për diçka të ëmbël. Do të ishte më mirë për të gjithë ne, për të gjithë vendin, nëse atij do t'i shërbehej diçka e ëmbël ".

Hoxha dhe gruaja e tij ishin kurnacë dhe llogaritnin çdo qindarkë para se t’i shpenzonin edhe pse ishin para të shtetit. Për pak humor z. K. i dekoronte ushqimet, siç ishte vënia e një kapele në një derrkuc të pjekur dhe një cigareje të ndezur në gojë. Për fat atij i pëlqeu shumë.

Z.K. tha se ai 'jetonte në një gjendje të vazhdueshme frike' dhe të gjithë kishin frikë se 'një ditë Enveri do të ngrihej me humor të keq dhe do të na dërgonte të gjithëve në ndonjë kamp, apo të na vriste'. Kuzhinieri i parë i Hoxhës kishte vrarë veten dhe një tjetër u zhduk në mënyrë misterioze

Z.K. vendosi të flasë me motrën e Hoxhës për të mësuar se si nëna e tyre përgatiste ushqimet kur ishin të vegjël, si një mënyrë për ta mbajtur veten gjallë. Kjo funksionoi dhe ai i mbijetoi regjimit.

[caption id="attachment_375895" align="alignleft" width="306"] Autori: Witold Szablowski[/caption]

Të fundit