Flash News


KRYESORE

Ky është biznesmeni i fuqishëm që hyn në tregun mediatik shqiptar; sfidon Hysenbelliun, Ndroqin dhe Frangajn

Ky është biznesmeni i fuqishëm që hyn në tregun

Një tjetër biznesmen i fuqishëm ka hyrë në tregun mediatik shqiptar. Bëhet fjalë për Bashkim Ulajn i cili do të hapë televizionin e ri “A2”, në bashkëpunim me gjigantin amerikan, ‘CNN’.

Lajmi e ka bërë sot të ditur kompania ‘Gener 2’ dhe raportohet se televizioni i ri do të jetë informativ me seli në Tiranë.

Stacioni televiziv, që pritet të nisë punën në fund të vitit, do të ofrojë mbulim për rezidentët në Shqipëri, si dhe miliona shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit.

Me këtë televizion, Ulaj do të sfidojë televizionet informative ekzistuese në Shqipëri, News 24, Ora News, Report Tv, Abc News dhe Fax News, që zotërohen nga Irfan Hysenbelliu, Ylli Ndroqi, Carlo Bolino, Aleksandër Frangaj dhe Kasem Hysenbelliu.

Bashkim Ulaj klasifikohet në 20 njerëzit më të pasur në Shqipëri, me të ardhura disa qindra milionë euro.

CNN International Commercial (CNNIC), që do të bashkëpunojë me ‘A2’, është divizioni i Turner International, përgjegjës për veprimet e biznesit të pronësive të CNN jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjitha aktivitetet tregtare për marka si CNN International, Cnn en Espanol, CNN Arabic, CNN Style, CNNMoney dhe Great Big Story janë në një linjë brenda divizionit.

Të fundit