Flash News

KRYESORE

Ky është biznesmeni i fuqishëm që opozita e akuzon se nuk po u jep rrogat naftëtarëve të varfër të ARMO-s

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se përmes një skeme korruptive ia shiti kompaninë e naftës, ARMO, mikut të tij Besnik Sulaj, ndërkohë që sot, ky biznesmen nuk po i paguan punonjësit e varfër për gati një vit.

Besnik Sulaj, i njohur ndryshe si ‘Beso i Tajvanit’, pasi ka në pronësi kompleksin në parkun ‘Rinia’, ka qenë i pranishëm në mbledhjen e zhvilluar midis përfaqësuesve të kompanisë, ministrave Damian Gjiknuri e Arben Ahmetaj dhe përfaqësuesve të sindikatës së naftëtarëve. Ai është shoqëruar gjatë gjithë kohës nga deputeti i PS, Ismet Beqiraj, të cilin protestuesit e akuzuan sot për vjedhje dhe mashtrim.

Sulaj ka patur edhe një moment përplasje me ish-kryeministrin Sali Berisha në vitin 2016, kur e paralajmëroi se debatin do e kthente në një çështje personale tani që ishte thjesht një deputet dhe jo kryetar qeverie. 

 

Të fundit