Flash News

KRYESORE

Ky është deputeti i opozitës që qytetarët i japin fjalën në protestë: Qeveria po përpiqet t’ju lodhë, vazhdoni rezistoni

Ky është deputeti i opozitës që qytetarët i japin

Deputetët e opozitës kanë mbajtur distancë nga organizimi i protestës së artistëve dhe qytetarëve për të kundërshtuar prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për të shmangur çdo propagandë të mazhorancës për ta konsideruar protestën si politike.

Gjithsesi, një prej deputetëve të opozitës, Dashamir Shehit, i është dhënë sot fjala në protestë për t’ju drejtuar qytetarëve. Shehi ka kërkuar nga qytetarët të rezistojnë pavarësisht se mazhoranca po kërkon t’i lodhë dhe t’i shpërndajë, duke shtyrë diskutimet brenda sallës së Kuvendit për projektligjin që parashikon shembjen e teatrit.

“Kjo është lëvizja më e madhe civile në Shqipëri”, u Shehi qytetarëve, të cilët i falenderoi për kauzën që ka ngritur.

Ai premtoi se opozita do të bëjë çfarë ka në dorë për të mos lejuar kalimin e atij projektligji dhe të mbrojë Teatrin Kombëtar.

Strategjia e Ramës në Bashki, Qeveri dhe Parlament për t’i ikur përgjegjësisë. Betejën për teatrin e zhvillojnë tre të nënshtruarit e tij

Të fundit