Flash News

KRYESORE

Ky është drejtori i policisë së Shkodrës, të cilit i ka dalë situata e krimit jashtë kontrollit

Ky është drejtori i policisë së Shkodrës, të cilit

Më 17 shkurt të këtij viti, Vehbi Bushati do të emërohej drejtori i Përgjithshëm në Policinë e Shkodrës, duke zëvendësuar në këtë pozicion Gjovalin Lokën.

Shkodra ka qenë gjithnjë një qark problematik sa i përket krimeve, megjithatë, situata duket se ka dalë së fundmi jashtë kontrollit.

Me emërimin e Bushatit pritej një kthesë pozitive për këtë zonë, kjo edhe për shkak të karrierës së suksesshme që drejtori ka në Policinë e Shtetit. Përpara këtij emërimi, Vehbi Bushait ishte zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Antiterrorit në Polici, një prej drejtorive më të vlerësuara nga partnerët ndërkombëtar. Ai ka mbajtur edhe detyrën e Drejtorit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe ka drejtuar policinë në qarqet e Vlorës, Lezhës, Dibrës dhe Korçës.

Por e gjithë kjo eksperiencë duket se nuk ka ndikuar që Vehbi Bushati të arrijë suksese në luftën kundër krimit në Shkodër.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha e paralajmëroi sot Vehbi Bushatin, pikërisht nga qyteti i Shkodrës, që të reagojë përballë kësaj situate, në të kundërt të japë dorëheqjen sepse do të mbahet njësoj përgjegjës si kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Edhe ministri Xhafaj zhvilloi një mbledhje urgjente me drejtuesit e Policisë së Shtetit për situatën që është krijuar, ku kërkoi rezultate konkrete brenda një muaji, në të kundërt pjesa më e madhe e tyre do të shkarkoheshin nga detyra.

Të fundit