Flash News

KRYESORE

Ky është gazetari që intervistoi Albert Veliun. Më herët zëdhënës shtypi, sot administrator i medias online

Në intervistën e publikuar ditën e djeshme nga PD të Albert Veliut, i cili flsite për përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafajt në çështjet e drogës, nuk u tregua në asnjë moment emri dhe fytyra e intervistuesit.

Top Channel mëson se është Jetmir Olldashi, gazetari që intervistoi Veliun. Ndonëse kjo media i kërkoi një intervistë kolegut, por pas disa hezitimeve ai refuzoi të fliste.

Kush është gazetari Jetmir Olldashi:  

Ai ka një eksperiencë të gjatë si gazetar, mes gazetarisë dhe zëdhënësit në zyrat e shtypit të Aluiznit para vitit 2013.

Jetmir Olldashi, aktualisht administron portalin online “Boldnews”, si dhe është pjesë stafit të emisionit “Ajsberg” që drejtohet nga gazetari Artur Çani. Ndërsa më herët ka qenë pjesë e stafit të emisionit “Të Paekzpozuarit” të Ylli Rakipit gjatë kohës kur emisioni transmetohej në “Ora News”. Kolegët e tij thonë se më herët, ka punuar edhe pranë Autoritetit të Mediave Audiovizuale si dhe në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime, kur kryetar bashkie ka qenë Lulzim Basha.

Janë kolegët që e njohin, ata të cilët e identifikuan nga zëri dhe ai vetë nëpërmjet telefonit e konfirmoi se është autori i kësaj interviste.

Megjithatë deri më tani ka mbetur enigmë se kush është gazetari që sipas Enkelejd Alibeajt, realizoi përgjimin.

Të fundit