Flash News

KRYESORE

Ky është investigimi tjetër i Jetmir Olldashit që u censurua; portalet e majta e sulmojnë prej dy vitesh

Ky është investigimi tjetër i Jetmir Olldashit që u

Gazetari Jetmir Olldashi ka qenë prej ditësh në qendër të vëmendjes së opinionit publik për arsye se është personi që intervistoi Albert Veliun dhe investigoi mbi Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Vetë Olldashi ka deklaruar se për investigimin e realizuar për këtë çështje nuk ka gjetur hapësirë mediatike, megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ai gjendet në këtë situatë.

Jetmir Olldashi ka qenë pjesë e stafit të emisionit ‘Publicus’, i cili u mbyll në vitin 2016-të, vetëm pas dy transmetimeve. Shkak për mbylljen e emisionit nga drejtuesit e ‘Vizion Plus’ ishte investigimi për landfillin e Sharrës dhe vdekjen aty të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj.

Autorët e ‘Publicus’ hodhën akuza direkte ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si përgjegjës për censurën.

Olldashi si pjesë e grupit të gazetarëve të këtij emisioni, u vendos menjëherë në qendër të sulmeve në portalet e majta. Dy vite më parë, portali ‘Lexo.al’, i denoncuar nga deputetët gjermanë si pronë e Endri Fugës, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, ka publikuar një shkrim me titull: Kush është Jetmir Olldashi, gazetari militant i Shkëlzen Berishës

Këto portale po mbajnë sot të njëjtin qëndrim për investigimin e radhës së Jetmir Olldashit, duke i ndryshuar vetëm “pronarin”, që sipas tyre, tani është Lulzim Basha.

Saimiri, Agroni dhe Erioni/ Tre intervistat e bujshme që u bllokuan nga televizionet shqiptare (Video)

Të fundit