Flash News

KRYESORE

Ky është niveli me të cilin Shqipëria u përfaqësua sot në Konferencën Islamike; Erdogani e quan Izraelin “shtet terrorist”

Ky është niveli me të cilin Shqipëria u përfaqësua

Në Stamboll të Turqisë po zhvillohet samiti i jashtëzakonshëm i Konferencës për Bashkëpunimin Islamik, për të koordinuar lëvizjet e shteteve anëtare pas vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit.

Shqipëria është anëtare e kësaj organizate së bashku me 56 shtete të tjera me shumicë myslimane, por ashtu siç pritej, vendi ynë është përfaqësuar në nivelin më të ulët diplomatik që mund të pranohet në të tilla evente. Ka qenë ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Genti Gazheli, përfaqësuesi i Tiranës në samit.

Pavarësisht se Shqipëria dhe disa vende të tjera kanë dërguar përfaqësues të nivelit të mesëm dhe të ulët, në samitin e organizuar nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan po marrin pjesë 18 kryeministra, presidentë dhe mbretër të vendeve anëtare, mes tyre presidenti i Palestinës, Azerbajxhanit, Bangladeshit, Libanit, Iranit, Venezulës (i ftuar në samit), Afganistanit, kryeministri i Paksitanit, Malajzisë, mbreti i Jordanisë etj.

Në fjalën e mbajtur përpara të pranishmëve, Erdogan ka kërkuar nga SHBA që të tërheq vendimin për Jeruzalemin, ndërkohë që Izraelin e ka quajtur “shtet terrorist” që pushton tokat e shteteve të tjera. Ai u ka bërë thirrje atyre vendeve që nuk e kanë njohur Palestinën që të ndryshojnë pozicion për të ndihmuar paqen.

Nga ana tjetër, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas e ka konsideruar “linjë të kuqe” vendimin e Trump, duke theksuar se Jeruzalemi do të jetë gjithnjë kryeqytet i Palestinës.

“Jeruzalemi”/ Flet ish-ambasadori shqiptar në Izrael, Gjuraj: Tirana të jetë në një linjë me BE-në, SHBA e vetëdijshme për pozicionin tonë

Të fundit