Flash News

KRYESORE

‘Ky është turp’, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë denoncon: Po tjetërsohen objektet më përfaqësuese të vendit

‘Ky është turp’, Forumi për Mbrojtjen e

Forumi për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar në ‘Facebook’ tjetërsimin e pjesës së kupolës të një xhamie në vendin tonë që i përket qytetit të Gjirokastrës.

Me shqetësim dhe duke i tërhequr vëmendjen qeverisë forumi shprehet se po tjetërsohen objektet më përfaqesuese të vendit dhe kjo është me të vërtetë e turpshme.

Në shkrim theksohet se “kryeministri nuk ja ka idene këtyre gjërave, por edhe Instituti i Monumenteve  ka degraduar”.

Shënimi i plotë

“Ky eshte nje turp - ta mbaje kush e ka bere!

Mire kryeministri se nuk ja ka idene ketyre gjerave, por Instituti i Monumenteve pse ka degraduar deri ne kete pike sa te tjetersoje teknikat shekullore mesdhetare te mbulimit?

Kjo eshte e tmerrshme!

Po tjetersohen objektet me perfaqesuese te vendit dhe eshte hedhur ne plehra Karta e Restaurimit.

Forumi prej vitesh ngulmon qe duhen nderprere restaurimet, dhe te behen vetem punime konsolidimi te monumenteve ne rrezik, pasi ne ate Institut te mjeruar nuk ka me kapacitete profesionale.”

Të fundit