Flash News

KRYESORE

"Ky fëmijë do më ngjajë mua" , Elisa Spiropali tregon gjininë e bebes që pret

"Ky fëmijë do më ngjajë mua" , Elisa Spiropali

E ftuar në "Ftesë në 5" me Bieta Sulon, Elisa Spiropali ka treguar për emocionet e shtatzënisë. Në prag të muajit të shtatë, Spiropali rrëfeu se po kalon shtatzëni të lehtë që nuke  ka penguar në punën e saj dhe angazhimet politike.

Ajo ka treguar për herë të parë se bebja që po pret është djalë edhe pse i shoqi ka dashur një motër për Naltën që tani është 4-vjeçe.

Gjithashtu, Elisa u shpreh se ajo mendon se djali do i ngjajë asaj

“Tani, sigurisht që oreksi është më i shtuar, kam shumë neps si të gjitha gratë…Të kripura dhe pikante, nuk jam e të ëmblave, nuk jam njeri që kam qejf të ha çokollata, jo. Po këto pikantet po, turshitë, ushqimet që kanë piper, këto më shijojnë shumë. Kështu djali do më ngjajë mua, do jetë i kripës dhe i piperit, jo i sheqerit.”

Të fundit