Flash News

KRYESORE

"Ky ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës”, Mediu: Zgjedhjet e parakoheshme rruga e vetme për të dalë nga kriza

"Ky ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës”,

“Ky ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës."

Kështu e quan kreu i partisë Republikane, Fatmir Mediu votimin e sotëm. Për Mediun ky votim është një moment përgjegjësie dhe reflektimi për opozitën për tju pergjigjur zërit Europian të shqiptareve.

“Shqiptaret sot i thane jo marrezise, krimit dhe korrupsionit te Edi Rames. Ky ishte referendumi i shqiptareve kunder Edi Rames.

Ne menyre plebishitare 85% e shqiptareve rrefuzuan te keqen, shkaterrimin e pluralizmit, rrefuzuan talljen dhe perbuzjen e Edi Rames. Ky eshte nje moment pergjegjesie dhe reflektimi per opoziten per tju pergjigjur zerit Europiane te shqiptareve.”-thekson Mediu.

Mediu nënvizon se zgjidhja e krizës do të vijë me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk mund te jene ne krye te bashkive kukullat e Edi Rames, ata qe moren pjese ne farsen zgjedhore te PS dhe u refuzuan masivisht nga shqiptaret.

Zgjedhjet e parakoheshme parlamentare dhe lokale, zgjedhje te lira dhe te ndershme eshte tashme rruga e vetme per te dale nga kriza Ku eshte perfshire Shqiperia”-tha Mediu.

 

Të fundit