Flash News


KRYESORE

“Ky lajm ka kaluar pa vëmendje”, deputeti denoncon ministren: Investoi 1.5 milionë euro për gjimnazin, por e dha me qira

“Ky lajm ka kaluar pa vëmendje”, deputeti denoncon ministren:

Deputeti i PD, Luçiano Boçi denoncon rastin e një shkolle të mesme në njësinë administrative Bradashesh në Elbasan, e cila pavarësisht kërkesave nga banorët e zonës, sipas tij Ministria e Arsimit e ka dhënë me qira.

Sipas Boçit godina u ngrit si kërkesë e komunitetit në 2013-ën dhe pas një investimi prej 1.5 milionë eurosh, godina është dhënë me qira me një shumë qesharake. Sipas tij, lajmi ka kaluar pa vëmendje, në muajin Korrik të këtij viti.

Denoncimi:

MINISTRIA E ABSURDIT

Para viteve ‘90, nën zë, për të treguar absurditetin e regjimit, qarkullonte një barsaletë:

- Çfarë do bënte regjimi nqs instalohej në Sahara?

Përgjigja ishte:

- Do të importonte rërë.

Por nuk mbaron me kaq. Tani kemi absurditete të reja.

Me Ministrinë e Absurdit, alias të Arsimit.

Në një kohë që kërkesat për shkolla të reja janë maksimale për shkak të degradimit infrastrukturor të tyre, Ministria jo vetëm që nuk ndërton të reja, por dhe të rejat e ndërtuara nga 2013, nuk i përdor por i jep me qera.

Për të qeshur e për të qarë.

Kjo ka ndodhur me godinën e re të shkollës së mesme në njësinë administrative Bradashesh.

E filluar si investim në 2013, shkolla ishte një kërkesë permanente e komunitetit, për shkak se të gjithë fëmijët për të vazhduar shkollën e mesme, detyroheshin me forgona e mjete të rastit të shkonin deri në Elbasan.

Por mgjs përfundoi në 2014, kjo shkollë nuk u vendos në funksion.

Shkaku: paaftësia ulëritëse e ministrisë së arsimit.

Justifikimi: s’ka nxënës, kur kjo njësi është ndër më të mëdhatë, me gati 10.000 banorë.

Fëmijët ndërkohë çdo ditë bëjnë 10 km për të arritur shkollën.

Aty janë investuar gati 1.5 milionë euro.

Për turp jepet me qera me çmimin qesharak 75 lekë.

Vendim i marrë në Korrik, nē kulmim e pushimeve verore.

Lajmi ka kaluar pa vëmendje, siç e donte Ministria e jonë e famshme e Arsimit.

Të fundit