Flash News

KRYESORE

Ky popull e dashuron vërtetë futbollin; 99,6 % e banorëve ndoqën direkt ndeshjen e Kombëtares

Ky popull e dashuron vërtetë futbollin; 99,6 % e banorëve

Ndërsa Islanda bëri debutimin e saj të mrekullueshëm në Kupën e Botës së Rusisë, të shtunën, me një barazim 1-1 kundër Argjentinës, i gjithë populli duket se po e shikonte kombëtaren e vet. 99.6 përqind e shikuesve nga televizorët në Islandë ishin të sintonizuar me ndeshjen.

Ndeshja përfundoi 1:1 teksa vikingët jo vetëm që bënë një paraqitje mjaft të mirë, por portieri i tyre Hallderson arriti t’i pristë një penallti yllit argjentinas, Lionel Mesi në minutën e 64.

Islanda është kombi më i vogël, që ndonjëherë kualifikohet për një Kupë Botërore, me një popullsi prej rreth 337,000 njerëzish.

Ndeshjen e ardhshme, Islanda do ta luajë kundër Kroacisë më 26 qershor në orën 20:00.

 

Të fundit