Flash News

KRYESORE

“Ky talebani donte të shkaktonte dhunë”. Thumbon aktivisti: Donte të hidhte shishen drejt kryeministrisë, mezi e mbajta

Me po aq humor dhe sarkazëm sa edhe në memet e tij, aktivisti i njohur Genc Sejko është shfaqur në protestën e mbrëmshme të opozitës.

Sejko ka dalë bashkë me të birin në krah, të cilin e ka quajtur “taleban”, duke ironizuar kryeministrin Rama, i cili pak ditë më parë e quajti opozitën talebanë.

Ky talebani është djali im. Mezi e mbajta se donte të shkaktonte dhunë. I mora edhe shishen e qumështit se donte ta hidhte në drejtim të kryeministrisë. ‘Mos bëj gabim’ i thashë ‘se do të ndalojnë daljen nga Shqipëria’, shkruan Sejko tek fotot që ka ndarë në rrjetet sociale.

Sejko ishte një nga nismëtarët e organizimit dhe zhvillimit të protestës së diasporës në fund të Dhjetorit të kaluar, dhe ky është tubimi i parë i thirrur nga subjektet politike ku ai merr pjesë.

Të fundit