Flash News

KRYESORE

Kylie Jenner heq dorë nga injeksionet në buzë dhe fansat e adhurojnë kaq shumë

Kylie Jenner është një ndër motrat Kardashian-Jenner që ka ndryshuar shumë në pamje që nga adoleshenca. Ajo ka bërë disa ndërhyrje estetike por për buzët është përfolur më shumë, për të cilat në fillim nuk pranoi që i kishte bërë.

Kylie para disa muajsh është bërë nënë dhe ajo ka ndryshuar komplet jetesën e saj dhe ndoshta kjo ka ndikuar që ajo t`i kthehet natyralitetit dhe të heqë dorë nga buzët e mbushura me filler.

Ajo pranoi publikisht se hoqi njëherë e mirë të gjithë mbushësin e buzëve. Dhe pamja e re e Kylie Jenner u përgëzua nga ndjekësit në Instagram.

“Dukesh më e re dhe e bukur!”; “Je shumë më e bukur pa injeksionin në buzë”; “Je kaq e adhurueshme. Me apo pa mbushësin e buzëve të dua njësoj”; “Ajo hoqi mbushësin e buzëve dhe shiko sa bomb që duket”, janë disa nga komentet në profilin e saj në Instagram.

Të fundit